download-34

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orët e para të 9 tetorit Reformën Territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46. Projektligji i mazhorancës socialiste mori 85 vota pro dhe 34 kundër, duke siguruar shumicën e cilësuar të kërkuar për miratimin e ndarjes së re administrativo-territoriale.

Votimi u zhvillua pas një seance maratonë, të shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës

Partia Socialiste arriti të ruante mbështetjen e grupit të saj parlamentar, ndërsa tre votat e tjera erdhën nga deputetë të Partisë Socialdemokrate, të drejtuar nga Tom Doshi. Kështu, mazhoranca arriti të kapërcente pragun prej 84 votash të nevojshme për miratimin e reformës.

Vëmendje të veçantë morën deputetët socialistë Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, të cilët gjatë diskutimeve kishin shprehur rezerva për mënyrën se si ishte konceptuar reforma, por në votimin përfundimtar mbështetën projektligjin. Edhe Vullnet Sinaj, i cili kishte kritikuar draftin, votoi pro.

LISTA e deputetëve që votuan PRO

Niko Peleshi
Klodiana Spahiu
Delina Ibrahimaj
Erion Malaj
Albana Koçiu
Ervin Demo
Mirela Kumbaro Furxhi
Blendi Gonxhja
Adea Pirdeni
Skënder Pashaj
Loer Kume
Xhenis Çela
Taulant Balla
Olsi Komici
Damian Gjiknuri
Pirro Vengu
Zegjine Çaushi
Ermal Pacaj
Aurora Mara
Ulsi Manja
Elton Korreshi
Admir Kadeli
Vullnet Sinaj
Milva Ekonomi
Onid Bejleri
Fatmir Xhafaj
Ermal Elezi
Erion Braçe
Aulona Bylykbashi
Bledi Çomo
Adi Qose
Ogerta Manastirliu
Belinda Balluku
Blendi Klosi
Evis Kushi
Romina Kuko
Arkend Balla
Petrit Malaj
Erjo Mile
Ervin Hoxha
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Piro Dhima
Sara Mila
Briseida Çakërri
Bora Muzhaqi
Igli Hasani
Ardit Bido
Iris Luarasi
Hysen Buzali
Bujar Rexha
Olta Xhaçka
Ilirian Pendavinji
Bledar Çuçi
Ramion Kurti
Agron Malaj
Olta Xhaçka
Ilirjan Pendavinji
Bledar Çuçi
Antoneta Dhima
Ramion Kurti
Kiduina Zaka
Tërmet Peçi
Genti Lakollari
Hatixhe Konomi
Saimir Hasalla
Fadil Nasufi
Agron Gaxho
Besa Spaho
Ornaldo Rakipi
Klevis Jahaj
Ilva Gjuzi
Anila Denaj
Tedi Mula (PSD)
Besnik Brahimi (PSD)
Shkurt Lasku (PSD)
Arbjan Mazniku
Asfloral Haxhiu
Ani Dyrmishi
Eduard Shalsi
Vasil Llajo
Enriketa Jaho
Etleva Budini
Ana Nako
Alma Selami

Ndarja e re administrativo-territoriale parashikon shkrirjen ose bashkimin e 15 bashkive me njësi të tjera vendore. Ndryshimet prekin qarqe të ndryshme të vendit dhe synojnë riorganizimin e pushtetit vendor.

Mes bashkive që humbasin statusin si njësi të veçanta vendore janë Fushë-Arrëzi, Klosi, Rrogozhina, Dimal, Poliçani, Patosi, Divjaka, Selenica, Maliqi, Këlcyra, Memaliaj, Libohova, Cërriku, Belshi dhe Përrenjasi.

Mazhoranca e ka argumentuar reformën me nevojën për rritjen e kapaciteteve administrative dhe financiare të pushtetit vendor. Nga ana tjetër, opozita e ka kundërshtuar hartën e re territoriale, duke ngritur shqetësime për përfaqësimin e komuniteteve dhe duke kërkuar që qytetarët të kenë mundësi të shprehen për ndryshimet.

Me miratimin e këtij projektligji, Shqipëria pritet të organizohet në 46 bashki, ndërsa 12 qarqet ekzistuese mbeten të pandryshuara. Sipas raportimeve mediatike, zgjedhjet e ardhshme vendore pritet të zhvillohen mbi bazën e ndarjes së re territoriale.