policia-greke-1-1024x570-1748417917

Personazhe të mafies turke në Greqi kanë sulmuar disa oficerë të Shërbimit Sekret grek.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në Selanik, rreth orës 16:00, brenda një stacion karburanti, siç njofton media greke Protothema.

Oficerët e sulmuar ishin drejtues të Shërbimit Informativ Kombëtar helen, të cilët u përballën me të shtëna me armë zjarri në drejtim të tyre nga një automjet i blinduar.

Nga hetimet e deritanishme zbulohet se në automjet ndodheshin personazhe të botë së krimit me origjinë nga Turqia.

Sipas medias greke, tre turqit ndaluan në stacionin e karburantit për t’u furnizuar me benzinë për automjetin e tyre, e kanë vënë rë një automjet të Shërbimit Informativ Kombëtar, që gjithashtu ndaloi pak më tutje. Pas kësaj, turqit kanë nisur të shtënat e zjarrit ndaj oficerëve dhe më pas janë larguar me automjetin e tyre në drejtim të paditur.

Agjentët e Shërbimit Sekret grek sulmohen nga mafia turke

Pamje nga vendngjarja

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, teksa ngjarja po hetohet me përparësi të lartë nga autoritetet helene.