wmremove-transformed-4

Makina që shikoni në foton e mësipërme, është mjeti i cili u shkrumbua këtë të hënë në Qafën e Llogarasë, brenda së cilit u gjet i djegur edhe një person.

Raportohet se mjetit i janë shkrumbuar targat duke e bërë të vështirë të identifikohet në pronësi të kujt është.

Paraprakisht dyshohet se viktima i ka dhënë fund jetës duke u djegur brenda mjetit, por nuk përjashtohet edhe mundësia e një atentati.

Pritet të konfirmohet nëse kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale apo si rrjedhojë e djegies së makinës ka humbur jetën edhe ky shtetas.

“Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit”,– njoftoi Policia.