-640-0-moti-1681472112

Shqipëria do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

Mëngjesi nis me kthjellime dhe alternime vranësirash në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites priten zhvillime vranësirash dhe reshje të izoluara shiu, kryesisht në relievet malore në veri dhe juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në minimum ashtu edhe në maksimum.

Era do të fryjë mesatare në bregdet dhe zonat luginore, me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi jugor-juglindor, duke sjellë herë pas here dallgëzim të lehtë në det.

Temperaturat parashikohen:

  • Ultësira Perëndimore: 11°C deri në 26°C
  • Zonat Malore: 6°C deri në 20°C. /gazetajone