900-0-1763839086xpolicia-greke-1-619-1763847257

Të të grabisin shtëpinë dhe të ndihmosh autorët pasi u lënduan.

Ky është rasti i një pronari shtëpie në Selanik, i cili i dha ndihmën e parë dy grabitësve të banesës së tij, të cilët në tentativë për t’u arratisur ranë nga ballkoni dhe u plagosën.

Policia raporton se autorët vodhën bizhuteri, telefona celularë, sende personale ndërsa pasi u plagosën u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, autoritetet po kërkojnë një bashkëpunëtor të tretë, i cili besohet se i priste ata në një makinë të parkuar dhe ka arritur të largohet nga vendngjarja.