-900-0-1759221947x900-0-1759162477xtirana-lake-819-536

Ngjitur me digën e Liqenit Artificial ka nisur ndërtimi i një kompleksi me 5 kulla. Bëhet fjalë për një projekt masiv të quajtur Tirana Lake, i cili ka 5 kulla me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 228.3 mijë metër katrorë.

Kompania ndërtuese e kompleksit është Building Construction Invest. Kjo kompani është themeluar në shtator të vitit 2021 nga Ilir Merja. Por më pas kompania u shit disa herë. Fillimisht Ilir Merja ja shiti kompaninë për 5 milionë lekë një shoqërie aksionare të quajtur BA Investment, e cila zotërohet nga Nexhip Hajdëraj, një ish naftëtar, punonjës i ARMO-s.

Në shkurt të vitit 2022, ajo e shiti Building Construction tek një kompani e quajtur MAT & Nat, e cila zotërohet nga Ardian Avdalli. çmimi i shitjes këtë herë ishte 10 milionë lekë. Por edhe Avdalli, nuk ishte caktuar si pronari fundor i projektit Tirana Lake. Në fund të vitit 2023, kompania Building Construction u shit sërish. Këtë herë blerësi ishte shoqëria AMAR, e Armand Lilos dhe çmimi i shitjes ishte 12.5 milionë euro.

Sipas kontratës së shitjes, Avdalli përfitoi 500 mijë euro menjëherë me nënshkrimin e kontratës, ndërsa pjesën tjetër prej 12 milionë eurosh do ta marrë në natyrë me sipërfaqe ndërtimore.

Nis ndërtimi i 5 kullave në "Rrugën e Kosovarëve",

Projekti Tirana Lake shtrihet në një sipërfaqe trualli prej 32.5 metër katrorë. Një pjesë të tij, rreth 2100 metër katrorë, shoqëria Building Construction e bleu nga shteti përmes një kontrate me Ministrinë e Financave për vlerën 143 milionë lekë ose rreth 68 mijë lekë për metër.

Nis ndërtimi i 5 kullave në "Rrugën e Kosovarëve",

Projekti parashikon ndërtimin e 5 kullave 17 katëshe.

Nis ndërtimi i 5 kullave në "Rrugën e Kosovarëve",

Në vitin 2015, socialistët kundërshtuan fort ndërtimin e një kompleksi nga kompania Gener 2 nën Digën e Liqenit, duke protestuar edhe para Gjykatës Administrative. Leja për këtë projekt ishte dhënë nga Lulzim Basha dhe sipas socialistëve, me në krye ish kryetarin e Bashkisë të shkarkuar tashmë, Erion Veliaj, projekti rrezikonte sigurinë e digës së Liqenit. Por gjykata e vlerësoi lejen e projektit si të ligjshme./Kapitali.al