palremi_sd

Policia e Shtetit ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me incidentin e mbrëmjes së djeshme në zonën bregdetare të Palasës, ku u raportua se u qëllua me armë zjarri nga një jaht luksoz. Autoritetet bëjnë me dije se, mjeti lundrues u ndalua pranë Himarës dhe u shoqëruan katër personat që ndodheshin në bord, ndërsa kontrollet e kryera nuk evidentuan armë apo sende të kundërligjshme.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku rreth orës 21:00 është marrë njoftim se, në det, përballë Palasës, dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri në ajër nga një mjet lundrues, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë e mundur ndalimi i jahtit në det, përballë Himarës, si dhe shoqërimi i tij së bashku me personat që ndodheshin në bord, konkretisht shtetasit B. C., 31 vjeç, L. H., 31 vjeç, A. K., 49 vjeç dhe P. Gj., 60 vjeç”, njofton policia.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.