Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes me socialistët, ka dalë në një prononcim për mediat.
Duke u ndalur te deklaratat e kryetarit të PD-së, Sali Berisha se pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit pa dakordësi, nuk do të bashkëpunonin më me PS për asnjë komision, Balla tha se nuk mund të shantazohet PS.
Ai shtoi më tej me nota tallëse se emocionet do u dalin pasi të kenë ngrenë bakllavanë dhe gjelin e detit. Mes të tjerash Balla theksoo se në këto kushte, do të duhet të ndërrojnë numrat në Komisione, duke i dhënë më shumë numra mazhorancës.
“Opozita është e para që duhet të reflektojë s ai takon qasjes që duhet të kemi në kuvendin e Shqipërisë. Secili prej nesh para urdhrave politike duhet ti bindet interesit të Shqipërisë
Jemi në një moment vendimtar sa i takon anëtarësimit në BE. Synimi është të mbyllim procesin brenda 2027.
Dua të jem i qartë sot me publikun sa i takon pozicionit tonë, një pozicion që e kam bërë me dije edhe kolegëve të PD, se kushte, kërcënime, shantazhime, me histori komisionesh apo votimesh në Kuvendin e Shqipërisë ndaj PS nuk ka.
Me historinë që ne ikim, nuk vijmë dhe votojmë ata të shohin punën e vet ne punën tonë.”-tha Balla.



