policia greke

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një përleshjeje me armë në Mikrolimano, Athinë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur një ekip i forcave të anti-krimit të policisë greke tentoi të ndalojë një të dyshuar si pjesë e një bande gjobvënësish.

Sipas policisë, i dyshuari ishte mes policëve civilë dhe nxori armën. Në përleshjen e shkurtër pati të shtëna nga të dyja palët.

Si pasojë, shtetasi shqiptar Titi u plagos rëndë dhe u transportua në spitalin Atikon, ku mbahet nën ruajtjen e policisë. Burimet mjekësore thonë se gjendja e tij është shumë serioze.

Policia gjeti pranë vendit të ngjarjes një çantë me 6 granata difensive, që dyshohet se i përkisnin autorit. Hetimet janë duke u kryer nga anti-krimi i Drejtorisë së Policisë së Atikës.