Forca të shumta të policisë janë vendosur mëngjesin e sotëm në aeroportin e Vlorës për t’i bërë pritë të tjera përplasjeve mes punonjësve të kompanisë ‘Macbo’ të Behgjet Pacollit dhe ‘2A Group’ të Valon Ademit, dy ortakët për ndërtimin e VIA-s.
Shkak është bërë konflikti mes dy ortakëve që ka përfunduar në dyert e gjykatave. Dje, punonjësit e kompanisë së Valon Ademit nuk kanë lejuar hyrjen brenda në aeroport të 22 nënkontraktorëve të thirrur nga Pacolli, për të kryer punime brenda aeroportit, nuk u lejuan të hyjnë në kantier.
Ndërkohë këto të fundit bllokuan derën kryesore duke mos lejuar daljen e automjeteve të ‘2A Group’.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa pritet që gjatë ditës të ketë grumbullime dhe protesta nga palët në konflikt.
Për këtë arsye, policia ka shtuar prezencën në zonë me qëllim parandalimin e incidenteve dhe ruajtjen e rendit.



