auto_policia-korce-590x354-11696843333-750x450-1

Një 19-vjeçar me iniciale A. M., është arrestuar nga policia e Korçës, pasi gjatë një sherri mbrëmjen e djeshme, ka goditur me thikë një 16-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec.

I plagosuri ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bulgarec, në rrugë, dyshohet se ka goditur me thikë, një 16-vjeçar, banues në fshatin Bulgarec, për motive të dobëta. I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës (thikë) dhe celulari i të arrestuarit”, thuhet në njoftimin e policisë.