arrestimi ergys agasi .png

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut në Durrës. Të dy u kapën në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, të zhvilluar në bashkëpunim me SPAK. Agasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa Shpataraku udhëtonte në të njëjtin automjet me të.

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “The Wanted”

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), finalizuan operacionin e koduar “The Wanted”.

Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi E. A., i shpallur në kërkim nga SPAK-u.

Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua edhe shtetasi U. Sh., i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar E. A.