Mafia shqiptare konsiderohet ndër më të rrezikshmet në botë, sipas Vjetor i vitit 2024 i Fiskal General del Estado (FGE) i publikuar së fundmi, në Spanjë. Në raport janë zbuluar detaje interesante mbi bashkëpunim e mafias shqiptare me atë kineze, të cilët veprojnë në Malaga dhe Marbella në operacione të mëdha kokaine dhe pastrimi parash.
“Ata bashkëpunojnë me shqiptarët në Malaga dhe Marbella, ndërkohë që drejtojnë edhe skema të mëdha falsifikimi, duke i bërë ata lojtarë kyç si në aspektin e kontrabandës ashtu edhe në atë të pastrimit të parave të këtij biznesi”, thuhet në raport.
Sipas raportit, bandat Shqiptare kanë krijuar me shpejtësi një vend si një nga organizatat më të fuqishme të drogës në Spanjë. Ata kanë zgjedhur të vendosen në Spanjë dhe ta bëjnë atë epiqendrën globale për krimin e organizuar transnacional, duke e shndërruar Malagën dhe Marbelën në një qendër për kriminelë të sofistikuar.
Ndërkohë në Granada, mafia shqiptare në bashkëpunim me mafie të tjera dominojnë në kultivimin e marijuanës në ambiente të mbyllura, duke lënë pas klanet tradicionale lokale dhe duke drejtuar operacione të sofistikuara të kontrabandës së kontejnerëve përmes Valencias.
Mësohet se një kriminel shqiptar u arrestua gjatë një operacioni të madh në Costa del Sol vitin e kaluar. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 30 persona, ndërsa u sekuestruan 3.2 ton kokainë të kontrabanduar nga Ekuadori në Costa del Sol. Në korrik të këtij viti, bosi i mafias shqiptare Juxhin Drazhi, një nga kriminelët më të kërkuar të drogës në Evropë, u arrestua ndërsa përpiqej të largohej nga vila e tij luksoze në Almuñecar, Granada.



