Qeveria shqiptare pritet të zhvillojë një seancë më datë 30 Korrik, ku në fokus do të jetë një marrëveshje e minutës së fundit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e pajisjeve ushtarake me vlerë rreth 300 milionë euro.
Burime thanë se, kjo blerje synon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes së Shqipërisë në nivelin 2% të prodhimit të brendshëm bruto, në përputhje me objektivin e vendosur nga NATO për vendet anëtare.
Arritja e këtij pragu shihet si një hap i rëndësishëm për të shmangur çdo rezervë që mund të ndikojë në organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë.
Më herët, administrata amerikane dhe presidenti Donald Trump kishin shprehur rezerva për faktin se Shqipëria shpenzonte rreth 1.6% të PBB-së për mbrojtjen, nën objektivin e Aleancës.
Nëse marrëveshja finalizohet, Shqipëria do të përmbushë angazhimin financiar ndaj NATO-s, duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin strategjik me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes.



