Në datën 30 qershor 2026, në kulmin e protestave, qeveria ka miratuar një tjetër leje të dyshimtë, kësaj herë duke injoruar totalisht banorët vendas, të cilët protestojnë pambarimisht, por që kjo qeveri i ka injoruar totalisht.
Bëhet fjalë për një leje ndërtimi në zonën e Kamzës, ku në dhjetor 2025, banorët vendas kundërshtuan një projekt të firmës shtetëtore KAYO, për të ndërtuar një fabrikë armësh.
Banorët të frikësuar protestuan për disa ditë, duke kërkuar edhe ndihmën e pushtetit lokal dhe atij qendror, por si gjithmonë zëri i tyre ra në vesh të shurdhër, aq më tepër në kulmin e protestave para Kryeministrisë, ku qindra mijëra shqiptare nga të gjitha zonat, kërkojnë që të paktën t’u dëgjohet zëri.
Dokumentet e hulumtuara nga Vox News tregojnë sërish një arrogancë të frikshme të pushtetit, i cili s’do që t’ia dijë për njerëzit e thjeshtë, por vetëm që të kënaqë partnerët ndërkombëtarë, disa me lidhje tepër të dyshimta që janë futur në biznesin e armëve në Shqipëri.

Historia e ka treguar se armët në këtë vendin tonë janë të rrezikshme, qoftë prodhimi, duke kujtuar Policcanin dhe Mjekësin, mbajtja apo edhe demontimi. Gjithmonë ka pasur skandale, ku padyshim kulmi ishte Gërdeci.
Sipas dokumenteve që disponon Vox News, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka vendsur që të miratojë lejen për “ndërtimin e fabrikës së tekstileve me 3 dhe 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Kamëz, me subjekt zhvillues shoqërinë KAYO. Në fakt, leja e parë ishte miratuar në datën 25 shtator 2025, ndërkohë që më vonë fabrika u pajis me lejen e ndërtimit në shkurt të vitit 2026.
Qeveria ka përshpejtuar procedurat për këtë objekt, nisur edhe nga protestat e banorëve vendas, që nuk duan që të rrezikohen nga një Gërdec i dytë, teksa thonë se vendi i ndërtimit është shumë afër zonave të banuara. Në dokumentet e lejes së ndërtimit, të ndryshuar disa herë, shkruhet se sipërfaqja e truallit është 33.747 m² ndërkohë që rreth 14 mijë metra katrorë do të jetë sipërfaqja totale e godinës.
Në fotot e maketit, duket një godinë e tepër e gjatë dhe e lartë, e vendosur në një shpat kodre, ndërkohë që do të ketë edhe një kat nëntokësor.
Përvecc dokumenteve më sipër, qeveria nuk ka publikuar asnjë dokument tjetër për të sqaruar banorët vendas, se ccfarë do të prodhohet në atë fabrikë dhe përse u zgjodh Kamza. Për më tepër, vetë kompania KAYO ka disa nënkompani me firma vendase dhe të huaja, disa për prodhimin e uniformave ushtarake, disa për mjete ushtarake dhe ajo më e rëndësishmja për prodhimin e armëve.
Shqipëria ka pasur vende strategjike për prodhimin e armëve, sicc është fabrika në Mjekës të Elbasanit apo Kombinati i Policcanit, të cilat kanë edhe një vendndodhje strategjike dhe janë ndërtuar me tunele nëntokësore, për të mbrojtur popullatën vendase.
Ndërtimi i një godinë të re duhet të ketë të paktën elementët e sigurisë, ndërsa ende nuk ka një informacion se cili partner ka marrë pjesë në përpilimin e dokumenteve.
Koha e ka treguar se pas ccdo vendimi strategjik, fshihet nga një biznes dhe person afër qeverisë që tenton të fusë duart. A do të jetë edhe fabrika e KAYO-s një rast i tillë?!



