6ab697f912030

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar emërime dhe shkarkime të drejtuesve të dy institucioneve.

Z. Emiliano Gjika, kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, lirohet nga kjo detyrë.

Znj. Ina Zeqaj emërohet kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.

Po ashtu këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të z. Oltjon Muzaka, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.