rama

Nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama, mbledhja e parë e grupit të ri parlamentar socialist do të mbahet nesër, më 11 Shtator.

Mbledhja parashikohet të mbahet menjëherë pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare Socialiste.

Kjo do të jetë hera e parë kur të 83 deputetët socialist dalë nga 11 Maji do të ulen të gjithë bashkë për të marrë direktiva nga Edi Rama.

Parashikohet mbajtja e kësaj mbledhje rreth orës 13:00. Paraditen e së enjtes deputetët socialist do të mësojnë se kush do të jetë kreu i grupit të tyre parlamentar.

Në ditën në vijim pritet të caktohen edhe kryetarët e komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga socialistët.