-640-0-1775553619-whatsappimage20260407at1117491-1782724474

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga deputetët e Partisë Socialiste një rritje të aktivitetit të tyre në rrjetet sociale dhe në komunikimin publik, gjatë mbledhjes së përjavshme të grupit parlamentar të PS.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Rama ka theksuar nevojën që çdo deputet të jetë më aktiv, duke nënvizuar se mënyra e komunikimit me qytetarët po ndryshon dhe fushata politike po zhvendoset gjithnjë e më shumë online.

Sipas të njëjtave burime, është diskutuar edhe niveli i prezencës së deputetëve në rrjetet sociale, ku është vënë në dukje se një pjesë e tyre kanë numër të ulët ndjekësish, gjë që sipas debatit të brendshëm nuk reflekton mjaftueshëm kontaktin me elektoratin.

“Të jesh deputet i PS me vetëm 1000 followers, do të thotë që nuk justifikon as votuesit e tu. Fushata po zhvendoset gjithnjë e më shumë online ndaj ka rëndësi aktiviteti në rrjetet sociale”, mësohet të ketë thënë Rama.

Në këtë mbledhje nuk mori pjesë Elisa Spiropali, e cila në javët e shkuara ka komentuar protestën duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të ketë reflektim