1705155844_stuhishba-1

Të paktën 85 persona kanë humbur jetën si pasojë stuhisë së dëborës dhe temperaturave të ulëta që prekën SHBA, Teksas dhe New Xhersi.

Temperaturat zbritën në -40 gradë njoftuan zyrtarët amerikanë. Gjysma e viktimave u raportuan në Tenesi, Misisipi dhe Luiziana, ndërsa disa vdekje iu atribuan hipotermisë, të tjerat dyshohet se ishin të lidhura me ekspozimin ndaj monoksidit të karbonit nga burimet e nxehtësisë të përdorura në zonat pa energji elektrike.

Më shumë se 230,000 shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike deri natën e kaluar, sipas të dhënave zyrtare, ndërsa mijëra familje kanë mbetur të bllokuara.

Sakaq raportohet se stuhia e dëborës ka paralizuar gjithashtu edhe qarkullimin si dhe punën në dhjetëra binzese e shkolla.