IMG_6853

RENEA ka zbarkuar në Dobraç të Shkodrës, ku prej disa orësh po zhvillohen kontrolle në disa banesa.

Sipas informacioneve paraprake, forcat speciale po ushtrojnë kontrolle në prona që dyshohet se janë në pronësi ose në përdorim të personave të lidhur me grupin kriminal Bajri. Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar për persona të ndaluar.

Burime zyrtare konfirmojnë për VNA se operacioni nuk është i kufizuar vetëm në Shkodër, por kontrolle po zhvillohen paralelisht edhe në Lezhë.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi qëllimin e operacionit apo rezultatet konkrete të kontrolleve, ndërsa pritet një njoftim zyrtar në vijim.