1792052971-protesta-6ad08fd8b25b8

Situata është tensionuar pranë Ministrisë së Arsimit, ku vijon protesta e studentëve dhe të rinjve kundër qeverisë.

Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Protestat e të rinjve vijojnë në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit, me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.