Kryeministri Edi Rama ndodhet në Elbasan, në një takim me vajza e djem të, fitues të programit të startup-eve për vitin 2025 dhe aplikantë për vitin 2026. Rama u shpreh se do të rriten investimet për këtë program me kusht që të ketë sa më shumë aplikime që mund të zhvillohen më tej. Kreu i qeverisë deklaroi se sot të rinjtë Shqiptarë mund të punojë në çdo vend të botës pa lëvizur nga shtëpia, kudo qoftë ajo, në Tiranë, Elbasan apo fshat të largët.
Edi Rama: Cilido dhe cilado nga të rinjtë në Shqipëri, mund të punojnë nga Shqipëria në çdo vend të botës, mjafton që të kenë një kompjuter dhe të jenë të lidhur me internetin. Të punojnë nga shtëpia e tyre dhe të paguhen çdo herë më mirë nga sa do punonin nëse do largoheshin nga Shqipëria. Nuk është më për të qeshur, por është një realitet. Një shifër për ne është shumë domethënëse, 3-fishimi i aplikantëve të programeve tona të startup-eve. Tashmë është një program i besueshëm. Ka tërhequr një numër rekord aplikimesh 1219 aplikime, për mbështetje financiare që shkon nga 15 mijë euro në 45 mijë euro dhe për projekte konsolidimi deri në 90 mijë euro. Nuk janë kredi, por janë grante që qeveria shqiptare ua vë në dispozicion atyre që paraqiten me një ode interesante. Jemi sot në Elbasan dhe ky qytet ka edhe një potencial tjetër, ka shkollën e vet profesionale dhe vetvetiu përbën një rezervuar mjaft të konsiderueshëm si qyteti i Elbasanit për të rritur krijesa të reja të botës së teknologjisë.



