Një 37-vjeçar u arrestua në Tiranë për shpërndarje droga në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ksainel Caka u kap në flagrancë nga blutë e Tiranës, të cilët e shtrinë në tokë për t’i vënë prangat.
37-vjeçarit iu sekuestruar 200 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
“Vihet në pranga një shtetas, i cili dyshohet se furnizonte shtetas të tjerë me lëndë narkotike kokainë, për ta shpërndarë në doza në zona të ndryshme të Tiranës. Sekuestrohen mbi 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa vijojnë hetimet dhe operacioni për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ushtronte aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 37-vjeçarit mbi 200 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



