640-0-695249e1184d1-1-1767001242

Një person ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një boksi elektrik, paraditen e sotme, në lagjen Perash në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri, punonjës i OSHEE është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Nga shpërthimi dyshohet se i plagosuri ka marrë lëndime të shumta.