-640-0-164a488d5ea90be666e8f4c36932bd2a

Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit. Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij përpara anëtarëve, ku bëri një analizë të deritanishme për qëndrimin politik ndaj asaj të cilën ai e quan “farsë elektorale”. Berisha drejtoi akuza ndaj qeverisë, teksa deklaroi sipas tij se, Shqipëria ndodhet sot nën një diktaturë autokratike të kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, Berisha pranoi se një nga arsyet kryesore për këtë situatë është mungesa e komunikimit të qartë politik nga vetë partia.

“Mblidhemi sot për një vendim jashtëzakonusht të rëndëishëm, qëndrimin e forcës sonë politike ndaj farsës politike të 11 majit 2025. PD si forca kryesore opozitare u angazhua në një përpjekje intensive serioze ndërkombëtare për paraqitjen e gjendjes së rëndë për denoncimin e diktaturës autorkratike të edi ramës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. E theksoj këtë moment si një moment të një rëndësie kapitale, sepse për fat të keq për shkaqe më shumë njohje nuk është gjerësisht e realizueshme se Shqipëria përjeton jë diktaturë autokratike. Kjo sigurisht më shqetëson si opinion publik, por më tepër në anëtarësim. Kjo nuk vjen nga mosdashja e tyre, ka disa faktorë, por një prej tyre është puna e dobët e jona për të qartësuar anëtarësinë dhe mbështetësit tanë në këto koncepte fundamentale politike. Nuk ka përqendrim më të lartë pushteti në një diktaturë autokratike se sa ky. Jetojmë në një diktaturë autokratike sepse siç kanë faktuar studimet e pavarura nga ne, 90% e hapësirës mediatike kontrollohet nga qeveria dhe mediat e qeverisë.”,tha Berisha.

Kreydemokrati u shpreh në fjalën e tij para anëtarëve se vendi ndodhet nën qeverisjen e një diktature autokratike, duke theksuar se tashmë edhe hapësira mediatike kontrollohet nga qeveria dhe mediat e qeverisë.

“Jetojmë në një diktaturë autokratike sepse, siç kanë faktuar studime të pavarura nga ne, 90 përqind e audiencës dhe hapësirës mediatike kontrollohet nga qeveria dhe mediat e qeverisë. Cilido që lexon Hannah Arendt apo autorë të tjerë, gjen se në mungesë të medieve të lira, mund të ndodhë çdo gjë. Dhe se diktaturat, totalitare apo jototalitare, për t’u instaluar nuk duan gjë tjetër përveçse kontrollin e medieve. Kontrolli i medieve është kontrolli i informacionit. Pa media të lira nuk ka informacion. Qytetarët mashtrohen dhe vetëm mashtrohen.”, tha Berisha.