-640-0-armand-shakaj-egland-koci-1781351638

Plaga pas koke në trupin e viktimës tregoi Armand Shakaj, i njohur si “Mand Dhelpra”, kishte përdorur armë zjarri, e cila nuk është gjetur ende nga policia.

Negociatat me familjen e Shakajt kanë nisur që para gjetjes së trupit dhe janë intensifikuar pas gjetjes.

Megjithatë, familjarët pretendojnë se nuk kanë pasur asnjë kontakt me Shakajn.

Hetimet treguan se ai kishte ndërruar 7 numra gjatë dhe pas aktit të rëndë, ndërsa valët janë regjistruar në Tiranë.

Kjo përforcon dyshimet se ai fshihet në zona të thella të kryeqytetit, por policia nuk ka rënë ende në gjurmët e tij.

Trupi i pajetë i 34-vjeçarit Eglant Koçi u përcoll sot për në banesën e fundit.

Detaje të reja nga vrasja e Eglant Koçit/ Si miku i tij "Mand

Ceremonia e varrimit u mbajt në mesditën e sotme në varrezat e Shëngjergjit, ndërsa familjarët do të presin ngushëllime gjatë ditës së enjte, të premte dhe të shtunë.

Kujtojmë se, Eglant Koçi ishte parë për herë të fundit më 4 qershor në zonën e sheshit “Wilson” në Tiranë, teksa lëvizte me motomjet. Ai është filmuar edhe në një servis automjetesh pak orë para se të humbiste çdo kontakt me familjen. Një ditë më pas, familjarët denoncuan në polici zhdukjen e tij.

Hetimet çuan në gjetjen e motomjetit pranë zonës së “5 Majit”, si dhe në identifikimin e vendit ku dyshohet se është mbajtur pas rrëmbimit.

Sipas hetuesve, nga ambienti ku u mbajt i riu ka dalë vetëm i dyshuari Armand Shakaj, i njohur si “Mand Dhelpra”. Ai dyshohet se ka kryer vrasjen dhe më pas trupin e ka fshehur në një çantë të zezë, të cilën e ka hedhur në një zonë të thepisur në Cërruje.

Policia vijon kërkimet për 41-vjeçarin Shakaj, i cili dyshohet si autor i rrëmbimit dhe vrasjes së mikut të tij, ndërsa po hetohet edhe për mundësinë e bashkëpunëtorëve të tjerë.