Zv/kryeministrja, Belinda Balluku, është paraqitur mëngjesin e kësaj të premte në Kryeministri, pak minuta para fillimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve ku pritet të diskutohet kërkesa e SPAK për arrestimin e saj.
Balluku është parë e shoqëruar nga truproja e saj, teksa ka dalë nga makina duke folur në telefon dhe më pas është futur brenda institucionit qeveritar, për të marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë, të thirrur nga Edi Rama.
Mbledhja e Këshillit pritet të nisë në orën 10:30, ku të pranishëm nga prokurorët do të jenë Dritan Prenci, Dorina Bejko, dy prokurorët e çështjes si dhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho.



