-640-0-auto-71eebe8c-3cae-44ef-8cb8-6e3966fa11421785333279-1785333380

Është thelluar tragjedia e ndodhur në Shkodër, pasi mësohet se janë gjetur 3 trupa të pajetë në banesën e pabanueshme që u shkrumbua pasditen e sotme në Domen të Postribës.

Nëna Blerina Çobaj 24 vjeçe ishte në banesë me fëmijët e moshës 1 vjeç e gjysmë dhe 3 vjeç.

Bleona Çelaj së bashku me dy fëmijët e mitur, sapo ishin kthyer nga Gjermania.

Sipas të dhënave paraprake, nëna ka qenë duke gatuar kur banesa ka marrë flakë, ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.