Është nxjerrë nga humnera trupi i 39-vjeçarit, Klodian Kulla, i cili mbrëmjen e kaluar u hodh nga ura në Mat për arsye ende të paqarta.
Sipas policisë, 39-vjeçari dyshohet të jetë hedhur nga ura, rreth 160 metra e lartë, gjatë mbrëmjes së të hënës, rreth orës 23:40, ndërsa trupi i tij i pajetë është gjetur pas disa orësh kërkime.
“Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën. Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina”, njoftoi policia.



