-640-0-screenshot-2026-09-13-221811-1789330880

Një moment tensioni është shënuar gjatë protestës në Tiranë, teksa ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku po largohej drejt automjetit të saj.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, disa prej protestuesve e kanë ndjekur nga pas, ndërsa i kanë drejtuar thirrje.

Protestuesit kanë brohoritur në drejtim të Ballukut “Hajdute!”, ndërsa thirrja është përsëritur disa herë gjatë momentit kur ajo po i drejtohej makinës.

Pamjet tregojnë Ballukun teksa vijon rrugën drejt automjetit, ndërsa pas saj protestuesit vazhdojnë me thirrjet.