Një person me aftësi të kufizuara në Korçë i cili ka dalë në protestë në mbështetje të studentëve të këtij qyteti i është drejtuar me një apel Policisë, teksa ka ngritur shqetësimin për mungesën e shërbimeve dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballet.
Në një deklaratë për mediat ai shprehet se nuk merr shërbimet e nevojshme dhe se një seancë fizioterapie në privat kushton 30 mijë lekë.
“Unë në shtëpi, në burg jam. Le të më arrestojnë. Më mirë të rri në burg për një kauzë të vërtetë, sesa në shtëpi në burg pa bërë faj. Vetëm të bëhet ky vend. Me këto pasuri që kemi ne të jetojmë me 300 mijë lekë kemp është turp”, shprehet ai.



