900-0-1792430872xscreenshot-2026-10-19-192233-154-6ad65540f038b

Tensionet janë përshkallëzuar në protestën e studentëve, teksa një pjesë e tyre ndodhen në Rrugën e Dibrës, ku po djegin kosha mbeturinash.

Ndërkohë, policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve me plumba gome, ujë dhe gaz lotsjellës.

Gjatë ndërhyrjes raportohet se është dhunuar një i ri.

Paralelisht, disa protestues të tjerë janë grumbulluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po bëjnë thirrje për dorëheqje.