-640-0-begaj-1757336089

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për vrasjen e efektivit të ‘Shqiponjave’ Enea Mekolli dhe plagosjen e kolegut të tij, Edison Adri në Lozhan të Maliqit.

Begaj i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimës dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurit ndërsa shton se Policia e Shtetit, do e kthejë këtë dhimbje në forcë për të luftuar krimin në çdo skutë.

Reagimi i Presidentit Bajram Begaj:

Bashkohem thellësisht më dhembjen për humbjen tragjike të jetës në krye të detyrës të policit Enea Mekolli dhe plagosjen rëndë të kolegut të tij, Edison Adri.

I shpreh familjes ngushëllimet dhe solidaritetin më të lartë në emër të shtetit shqiptar në këtë ditë mjaft të rëndë për ta!

I uroj shërim të plotë dhe sa më të shpejtë punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili mbeti i plagosur!

Policia e Shtetit nuk do të zbrapset nga kjo humbje e do ta kthejë dhembjen në forcë e vendosmëri për të luftuar krimin në çdo skutë.

Populli shqiptar është masivisht përkrah policisë në mbrojtje të sigurisë dhe rendit publik.