-900-0-1780930894x640-0-llanaj-1780924161-827

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Kamëz, në rrugën “Dervish Luzha”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Ardian Baloshi, i cili dyshohet se u qëllua nga Sadik Llanaj.

Por, 39-vjeçari Sadik Llanaj nuk është një emër i panjohur për autoritetet, pasi rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.

Vrau për një lojë kalçeto të riun në Kamëz!

SADIK LLANAJ

Në vitin 2015, kur ishte 28-vjeç, Llanaj u arrestua nga policia së bashku me tre pjesëtarë të familjes së tij. Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi heroine e ndarë në doza të gatshme për shitje. Të përfshirë kanë qenë edhe prindërit e tij, të cilët u arrestuan asokohe në kuadër të operacioni policor.

Gjithashtu, ai rezulton i dënuar edhe për veprën penale të vjedhjes.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së sotme në Kamëz, si dhe për sqarimin e rrethanave në të cilat ndodhi krimi.