-900-0-1779612192xgagaggagagpng-859

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku rreth orës 08:00 në ambjentet e një magazine zonën e Fllakës, Sektor Rinia, ka rënë zjarr. Si pasojë e flakëve, ka ndërruar jetë, Omar Faruk rreth 25 vjeç, me origjinë nga Bangladeshi, ndërsa një 30 vjeçar ka mbetur i plagosur.

Zjarri, i dyshuar nga bombola e gazit, ra në kuzhinën ku gatuhej për punonjësit, e cila ishte e distancuar nga kapanoni ku prodhohen mjete lundruese detare. 25-vjeçari nga Bangladeshi dyshohet të ketë ndërruar jetë nga asfiksia.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Fllakës, Sektor Rinia, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit të rënë në ambientin ku gatuhej për punonjësit, (dyshohet nga bombula e gazit) ka ndërruar jetë, dyshohet nga asfiksia, shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, ndërsa shtetasi tjetër, Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, po merr ndihmë mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, shkakun e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.