Pas hapjes dhe numërimit elektronik të 6 kutive të para në Bashkinë e Vorës, kanë dalë edhe të dhënat e para mbi votat personale që kanë marrë kandidatët për deputetë.
Në krye të garës për vota personale renditet kandidati i Partisë Socialiste, Blendi Gonxhja, me 232 vota të grumbulluara në këto 6 kuti.
Pas tij qëndron kandidati i koalicionit opozitar PD-ASHM, Asllan Dogjani, me 178 vota, ndërsa i treti është Myslim Murrizi, po nga opozita, me 107 vota personale.
Numërimi deri tani është bërë në 6 nga 44 qendra votimi, ku procesi i votimit dhe numërimit është zhvilluar në mënyrë tërësisht elektronike.
Në total, deri në këtë fazë, koalicioni opozitar PD-ASHM kryeson lehtësisht me 522 vota kundrejt 501 votave të Partisë Socialiste, një diferencë e ngushtë prej 21 votash.
Rezultatet paraprake pritet të pasurohen me të dhëna të tjera në vijim, teksa numërimi vazhdon në qendrat e mbetura. /gazetajone



