IMG_2240

Centrifugat në uzinën e pasurimit të uraniumit në Fordow në Iran “nuk janë më funksionale” pasi Shtetet e Bashkuara sulmuan uzinën me bomba që shkatërrojnë bunkerët.

Trump dhe Pentagoni po festojnë, duke sulmuar këdo, veçanërisht median amerikane, që guxon të thotë të kundërtën.

Dhe kjo nuk është e gjitha. Fakti është se fuqia e bombave të hedhura në Fordow, e gjitha e dokumentuar në një video.

Fordow ka një element thelbësor të programit sekret të armëve bërthamore të Iranit. Amerikanët studiuan me detaje gjeologjinë e tij.

Ata i panë iranianët duke gërmuar.

Ata ndoqën ndërtimin, kushtet e motit, gjeologjinë, materialet e ndërtimit, nga vinin ato, boshtin e ventilimit, boshtin e shkarkimit, sistemet elektrike, sistemet e kontrollit mjedisor, çdo cep, çdo krater, çdo pajisje që hynte dhe çdo pajisje që dilte.

Për 15 vite nuk ia treguan as familjes/ Si e zbuluan dhe shkatërruan

FORDOW

Amerikanët e ëndërronin për këtë objektiv gjatë natës. Ishte një obsesion. Nuk ndërtohet një kompleks bunkerësh nëntokësorë me shumë nivele me centrifuga dhe pajisje të tjera në mal për qëllime paqësore.

Anëtarët e ekipit të Pentagonit dhe Inteligjencës Amerikane që studiuan këtë vend, zbulimin nuk mund t’ua tregonin familjeve të tyre për vite me radhë.

Megjithatë, kryenin qindra teste sekrete me një qëllim: të shkatërronin këtë objektiv.

Dhe pastaj, një ditë në qershor 2025, më shumë se 15 vjet pasi filluan punën e jetës, presidenti u dha “dritën jeshile” që avionët “B-2” të godisnin dhe shkatërronin këtë objektiv.