-900-0-1757665717xrama-dhe-ballajpg-477

Ka nisur me debate seanca e parë e Kuvendit, me Sali Berishën që zaptoi foltoren, edhe pse nuk lejohen diskutimet. Opozita refuzoi që të jepte propozimet e saj për Komisionin e Verifikimit të Mandateve, ndërkohë që seanca do të rifillojë në orën 17:00.

Në nisje të seancës së sotme, ishin të pranishëm në sallë ambasadorët më të rëndësishëm në vendin tonë, përfaqësues të komuniteteve fetare, si dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë.

Berisha zapton foltoren e Kuvendit, Rama e Balla të ngrysur nga vendi

SALI BERISHA ZAPTON FOLTOREN

Seanca e sotme u drejtua nga deputeti Vasil Llajo, si deputeti më i vjetër në moshë, pas refuzimit të Sali Berishës dhe Tritan Shehut. Në Kuvend do të ulen për herë të parë 72 deputetë.

Berisha zapton foltoren e Kuvendit, Rama e Balla të ngrysur nga vendi

FLAMUR NOKA

Opozita refuzoi që të paraqiste emrat e saj për Komisionin e Verifikimit të Mandateve, ndërsa Berisha zaptoi foltoren së bashku me një pjesë të deputetëve të tjerë të Partisë Demokratike.

“Kryesuesi i seancës nuk lexoi emrat e Bahri Bajrit, Pëllumb Gjokës. Nuk lexoi pra emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, PS-së, por vetëm prestanomet. Lexoi Lubi Ballukun, mbi të cilën...,” tha Berisha.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentare të PS, Taulant Balla në bazë të nenit nr. 2 të rregullores paraqiti emrat e PS për komisionin, mes tyre Milva Ikonomi, Olsi Komnici, Aulona Bylykbashi, Hatixhe Konomi dhe Alkend Balla.

Komisioni do përcaktojë kryetarin dhe më pas do verifikojë figurën e 140 deputetëve dhe mandatin e tyre, për t’ia paraqitur më pas Kuvendit në seancën që u shty në orën 17:00.