-900-0-1757959015xserbi-shqiperi-156

Tashmë është zyrtare! Ndeshja e shumë pritur mes kombëtares serbe të futbollit dhe asaj shqiptare, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e botërorit nuk do luhet në Beograd. UEFA ka njoftuar se derbi ballkanik do të luhet Leskovac me 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, një stadium i cili është pranë kufirit me Kosovën.

Ky vendim për ta zhvendosur ndeshjen nga Beogradi vjen me qëllim parandalimin e problemeve dhe trazirave që shpeshherë i kanë kaluar kufijtë e futbollit. Ndeshja Serbi-Shqipëri paraqitet e nivelit të lartë të rrezikut, pas trazirave që shpërthyen në takimin e vitit 2014.

Shqipëria dhe Serbia luajnë për një vend në Botërorin 2026. Të dyja ekipet ndodhen në Grupin K, ku kuqezinjtë renditen në vendin e dytë, pas Anglisë. Skuadra e Sylvinho ka grumbulluar 8 pikë, ndërsa Serbia 7 pikë, por serbët kanë një ndeshje më pak.