IMG_5026

Policia ka arrestuar në Rinas një 55-vjeçar shqiptar të tentoi të hynte në vendin tonë ndërkohë që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ku rezulton i dënuar për trafik droge.

Agron Lamaj alias Aglon Lamaj ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vitin 2007, 55 vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Holanda në Itali.

Njoftimi i policisë:

PKK Rinas

Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që ishte në kërkim nga autoritetet në Firence, ndalohet 55-vjeçari.

I ndaluari rezultoi i dënuar nga Gjykata e Apelit në Firence, me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e shtetasve në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan provizorisht, në hyrje të vendit, shtetasin Agron Lamaj alias Aglon Lamaj, 55 vjeç.