-640-0-image-01-12-2025-at-2025-941

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan. Bregu tha se që prej vitit 2022 Elbasani kishte rënë “në qetësi”, pas burgosjes dhe zbardhjes së shumë vrasjeve, pas zbardhjes së bisedave të SKY ECC. Bregu tha se autori ka qenë mjaft i saktë kur ka qëlluar, ndërkohë shtoi se në Elbasan kur nisin përplasje të tilla, zgjasin për shumë kohë.

“Nga viti 2017 deri 2021, Elbasani ka qenë epiqendër e krimi. Sot janë shumica të zbardhura për shkak të SKY ECC. Pjesa më e madhe e tyre janë në gjykim, për shkak të komunikimeve në SKY dhe Encro. Në 2022 ramë në qetësi dhe nuk kishte sinjal nga Elbasani. Nuk mund ti bëj analizë se ndikoi SPAK, dalja e përgjimeve të SKY, largimi i tyre në Dubai, etj, por fakt është që nga 2022 nuk kemi më një raport ose një histori krimi në Elbasan.

Vjen në dhjetor 2025. Tani, ajo që analizoj, a është vrasje e vecuar? Shpresoj të jetë vrasje që nuk ka në thelb përplasje në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Mund të jetë për arsye të tjera. Janë bërë shumë gabime nga autori. Me pistoletë është vrasja më e vështirë.

Pistoleta në qitje është gjëja më e vështirë, pasi duhet të jesh afër dhe të sigurohesh. Autori ka qenë shumë i saktë dhe duket se ka kryer qitje të tilla edhe herë të tjera. Ata që janë siguruar për ti gjetur materialet, automjetin, largimin, mënyrën… Kjo të paktën është nga vrasjet që mund të zbardhet. Mos harrojmë faktin që në pesë vrasjet e fundit, janë gjetur kush ka patur makinat, targat, ndihmësit, por kyçin gojën, bëjnë burgun për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje, jo më shumë se tre vjet dhe dalin.

Kështu ndodhi në vrasjen që kreu një shtetas i huaj në Vlorë e me rradhë. Nuk dua ta quaj kod heshtje, pasi nuk besoj se ka kod besnikërie në krimin e organizuar në Shqipëri.

A ka vazhdim? Sepse në Elbasan, po nisi, vazhdon shumë…”, tha ndër të tjera Bregu.