fdg444-1765125664

Zgjedhjet e pjesshme vendore ishin tejet formale, pasi opozita u “fsheh” me kandidatët e pavarur. Rezultatet ishin në favor të mazhorancës, e cila fitoi të gjitha bashkitë. Një ndër to ishte edhe Bashkia e Tepelenës, ku konkurrimi dhe zgjedhja si deputet i ish-kryetarit Tërmet Peçi, i hapi rrugën Gramos Sakos, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Nga njëra anë Gramosi u zgjodh në krye të Bashkisë së Tepelenës dhe nga ana tjetër, firma 2T e familjes së tij, vijon të përlajë tendera në gjithë Shqipërinë. Por, nuk po mbetet pas edhe vetë komandanti, pasi ka filluar të shpërblejë ata që e votuan.

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e VoxNeës, Bashkia e Tepelenës ka hapur një tender për blerje pako ushqimore për familjet e Tepelenës. Janë pakot e famshme të lëmoshës, që vijojnë të përdoren rëndom edhe në vitin 2025 në Shqipëri.

Gramos Sako shpërndan 220 pako lëmoshe për banorët e

Faksimile: Tenderi i hapur nga Bashkia e Tepelenës për blerjen e 220 pakove të ushqimit për familjet

Në zgjedhjet e pjesshme vendore, Gramos Sako me Partinë Socialiste nga pas fitoi garën me 77.85% të votave. Ai mori 3261 vota.

Disa muaj pas këtyre zgjedhjeve tejet formale, Sako ka hapur tenderin me objekt “blerje pako ushqimore për familjet në nevojë me rastin e festave të fundvitit”.

Procedura do të zhvillohet në datën 9 dhjetor 2025, ku kërkohen 2020 pako me ushqime.

“Një pako ushqimore duhet të permbajë 2 litra vaj, 2 kilogramë sheqer, 2 kilogramë miell, 2 kilogramë oriz, 2 kilogramë thierza, 2 kilograme bizele, 2 kilogramë makarona, 2 kilogramë fasule, 1 kilogramë niseshte dhe 2 pije freskuese 1.5 litra.

“Të gjitha mallrat duhet të jenë të shoqëruar me certifikatën përkatëse dhe afatet e skadencës. Pakot duhet të jenë në kuti kartoni me mbishkrimin ‘Bashkia Tepelen ju uron Gëzuar Festat'” shkruhet në këto dokumente.

Më tej vijon se firma duhet të jete e licnesuar për këtë veprimtari ekonomike dhe të ketë përvojë të suksesshme. Më shumë si kriter, këto radhë duken si paracaktim të fituësit. Pra, do e marrë e njëjta firmë që e ka kryer edhe herë të tjera këtë shërbim, në kohën që Bashkia e Tepelenës drejtohej për shumë vite nga Tërmet Peçi.