auto_cifti-orikum1767363219-750x592-1

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar një ditë më parë në Orikum, ku Llogora Xhebroj, 52 vjeç, vrau bashkëshorten e tij Sose Xhebroj dhe më pas i dha fund jetës.

Sipas informacioneve nga famijljarë të çiftit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në banesën trekatëshe të tyre ku  48-vjeçarja është gjetur përtokë me një fashetë të gjakosur. Dyshohet se ajo ishte mbytur me këtë fashetë të lidhur rreth qafës, nga partneri i saj.

Sipas raportimeve, kanë qenë fëmijët e çiftit ata që kanë lajmëruar Qendrën Shëndetësore të Orikumit.

Trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Vlorës, ndërsa pak më vonë, bashkëshorti i saj ka kryer vetëvrasje duke qëlluar veten me armë zjarri tip pistoletë në garazhin e banesës. Në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë.

Mësohet se çifti kishte në pronësi një ambient lokal në dalje të Orikumit rruges per fshatin Dukat,dhe ishin prindër të dy djemve 15 dhe 18 vjeç.

Sipas familjarëve, ata kishin pasur konflikte të vazhdueshme dhe ishin ndarë rreth dy vite më parë, për t’u ribashkuar më pas, por konfliktet kishin vijuar dhe së fundmi ndodheshin në proces divorci.