612627317_1208364858157204_7403571212363920815_n

Duke folur në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, ish‑zv.kryeministri Arben Ahmetaj hodhi akuza të forta ndaj kompanisë Hill International, e cila ka marrë supervizimin e tunelit të Llogarasë.

Sipas tij, kompania ka paguar shpenzimet e hoteleve për kryeministrin Edi Rama, zv/kryeministren Belinda Balluku dhe ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj.

Ahmetaj deklaroi se ka prova për pagesa të kryera në aktivitete jashtë vendit, përfshirë një event në Greqi, ku sipas tij janë mbuluar shpenzimet e akomodimit për tre zyrtarët e lartë. “Shikoni një çikë këto, këto janë pagesat që ka bërë për Belindën, Delinën, Hill International. Ka paguar për kryeministrin dhe ka marrë dhe tender ky,” tha ai.

Ish‑zv.kryeministri shtoi se kompania, e cila ka fituar kontratën e supervizionit të tunelit të Llogarasë, ka kryer pagesa që sipas tij përbëjnë konflikt interesi dhe korrupsion.

“Shikoni një çikë këto, këto janë pagesat që ka bërë për Belindën, Delinën,  ’Hill International’.

Ka bërë për Delinën, Delina tani ka marrë rolin e Belindës, të gjithë kompanitë shkojnë te Delina, arsyet ja kam thënë njëherë kryeministrit kur ishte kryeministër në zyrë. 

Pagesa në një aktivitet në Greqi. Belinda, Rama, Delina. Të paktën këta kam unë këtu. Dhe diskutimet për supervizionin. Hill International ka marrë supervizionin për tunelin.

Pra ky është supervizori i tunelit, që ka paguar për hotelet e këtyre. Tani zoti Dumani, me të njëjtin argument duhet dhe Delinën.

Belindën po e po, se ka dhënë. Po siç ka tentuar të më akuzojë mua, Delina  ka bërë rialokime. I bie se ça më thua mua ti, ti ke bërë rialokime, ti ke fjetur në një hotel me gruan edhe ke bërë dhe rialokime.

Pra, sipas këtij standarti zoti Dumani, ti dhe Delinën duhet ta çosh në ndjekje penale për korrupsion, apo jo? Me këtë.Ka paguar për kryeministrin dhe ka marrë dhe tender ky.

Ka paguar për kryeministrin, ka paguar për Delinën dhe për Belindën. I ke këtu. Dakord? Merre. Po rrimë tek infrastruktura kritike” – tha Ahmetaj.