7e8d961a628f549ce57d954c51c7b958

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e SPAK.

Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në SPAK por pritet në zbardhen në vijim.

Këlliçi është paraqitur edhe më herët në SPAK.

Hera e fundit ka qenë  në shtator 2025, ku u pyet lidhur me kallëzimet që ai ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme.

Ai ka depozituar disa padi në SPAK për abuzime sipas tij në Bashkinë e Tiranës.

Këlliçi ishte ndër denoncuesit e parë sa i takon aferës “5D” duke çuar më pas në arrestimin e ish-zyrtarëve të Bashkisë.