-640-0-img-3924-1769014632

Pas mbledhjes së Këshilli i Ministrave, janë publikuar vendimet e miratuara.

Erlind Sulo është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), në korrik 2025 rekomandoi shkarkimin e tij nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN).

Raporti i KLSH-së lidhej me përmbytjen e ndodhur në janar 2025 në zonën e Bunecit, në Himarë, pas dëmtimit të strukturës së basenit të presionit të Hidrocentralit Sasaj, i njohur ndryshe si “hidrocentrali i dy Vasilëve”.

Sipas auditimit, koncesionari nuk kishte respektuar kushtet teknike të kontratës dhe detyrimet ligjore, ndërsa AKBN akuzohej për mungesë monitorimi dhe kontrolli ndaj shkeljeve të përsëritura.

KLSH theksonte se neglizhenca në verifikimin e sigurisë së veprave përbërëse të hidrocentralit solli pasoja të rënda për mjedisin dhe komunitetin lokal, përfshirë dëme në banesa, biznese dhe infrastrukturë.