Briseida Çakërri është deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësuese e qarkut të Vlorës.
Ajo u betua më 30 tetor, duke zënë vendin e Bruna Mersinit, e cila kandidoi dhe fitoi postin e kryetares së Bashkisë së Vlorës.
Rrugëtimi i saj drejt politikës nuk ka qenë i shpejtë, por i ndërtuar me vite përkushtim, aktivitet dhe pasion për qytetarët dhe vendin e saj.
Në një intervistë për DritareTv, Çakërri rrëfeu emocionet e momentit kur u betua në parlament, Briseida tregon se përvoja në parlament ndryshon shumë nga ajo që shihet nga jashtë.
Në zgjedhjet e 11 majit, ajo u rendit e 11-ta nga 16 kandidatët e PS-së në qarkun e Vlorës, duke marrë 2,610 vota në Shqipëri dhe 38 në diasporë, gjithsej rreth 3,000 vota.
Briseida kujton aktivitetin e saj të hershëm politik, që nisi që në fëmijëri: “Kam qenë vetëm gjashtë vjeç kur mora pjesë për herë të parë në protesta në vitin 1997. Nga atëherë politika ka qenë pjesë e jetës sime. Kam qenë aktiviste në Fresh, pastaj kryetare e organizatës së lagjes dhe më pas për rajonin”.
E pyetur për Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe për Sali Berishën, ajo u shpreh se: Edi Rama është një nga figurat më të forta të politikës shqiptare dhe do të lërë gjurmë të forta në Shqipëri. Sali Berisha, ndërkohë, është aty për të mbrojtur interesat e veta, jo të popullit.



