Pentagoni ka informuar Kongresin amerikan se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar rreth 6 miliardë dollarë gjatë javës së parë të operacionit ushtarak kundër Iranit, raporton New York Times.
Sipas gazetës amerikane, rreth 4 miliardë dollarë nga kjo shumë janë përdorur për municione, kryesisht për sistemet e mbrojtjes që interceptojnë raketat iraniane.
Ligjvënësit amerikanë presin që administrata të kërkojë fonde shtesë nga Kongresi për të vazhduar operacionin ushtarak.
Ndërkohë, sipas zyrtarëve, forcat amerikane dhe izraelite kanë goditur rreth 4 mijë objektiva në Iran, duke dobësuar ndjeshëm aftësinë e vendit për të lëshuar raketa dhe dronë drejt Izraelit, bazave amerikane në Lindjen e Mesme dhe aleatëve të tjerë në rajon.



