-900-0-1776778031xwhatsapp-image-2026-04-21-at-32641-pm-256

Deputeti socialit Erion Braçe që ka shprehur ambicien për të qenë kryetar i bashkisë Tiranë, si kandidat i Partisë Socialiste, vijon përpjekjet faktorizuese, edhe pse askush në PS nuk ka miratuar kandidimin e tij.

Përmes statusit të tij si deputet, Braçe ka kërkuar interpelancë me ministrin e ri të instrastrukturës për t’i kërkuar llogari mbi trajtimin e ujërave të zeza në Tiranë.

“Në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, … kërkoj zhvillimin e një interpelance me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, për statusin aktual të projektit “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe” financuar përmes marrëveshjes së huasë me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), të nënshkruar në vitin 2008, zhvillimet në territor dhe përfundimin e këtij projekti në funksion të trajtimit përfundimtar të ujrave të ndotura në Tiranë,”-thuhet në kërkesën e Braçes.

Rama dhe socialistët nuk e kanë komentuar lëvizjen e tij, ndërsa janë shfaqur në takime në Tiranë me Ogerta Manastirliun.

 

Braçe në aksion për karrigen e Veliajt, thërret