-640-0-policia-natem-1771965291

Një efektiv policie është plagosur me armë zjarri gjatë natës në zonën e Shkozës në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 të datës 18 maj 2026, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 30-vjeçari është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshohet se polici është qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas njoftimit për plagosjen, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonën e Shkozës për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin ligjor të saj.